Telegrafi

Ujkani: Luajtëm mirë, por u ndëshkuam sepse nuk patëm fat

Samir Ujkani e ka cilësuar si paraqitje të mirë atë të Kosovës në humbjen ndaj Islandës.  

Portieri i Kosovës, Ujkani është i kënaqur me lojën e treguar, por jo edhe me humbjen, pasi sipas tij ekipi kombëtar nuk pati fat.

Lexo po ashtu Kosova humb nga Islanda, por na bën krenarë me paraqitjen (Foto/Video)

“Kemi luajtur me të vërtetë në mënyrë fantastike, por patëm një ‘black-out’, ku na shënuan golat për dhjetë minuta”, ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes.

Kemi luajtur mirë dhe më mentalitet të lartë, por Islanda janë një ekip me përvojë dhe na ndëshkuan”, përcjell Telegrafi.

“Kemi qenë pafat, por jemi rrugës të mbarë. Duhet të vazhdojmë kështu s’kemi çfarë të bëjmë”.

Lexo po ashtu Avdijaj: I kënaqur që debutova për vendin tim, Islanda na mposhti nga gabimet tona

“Skuadra jonë ka shumë talent dhe duhet të vazhdojmë të rritemi dhe të kërkojmë kualifikimin në eliminatoret tjera.

“Jemi pak të mërzitur që humbëm, por duhet të vazhdojmë”, përfundoi kapiteni i Kosovës. /Telegrafi/