Përfaqësuesja kosovare humbi në stadiumin Antalya Arena kundër Turqisë me rezultat 2-0 në saje të dy golave të pranuar në pjesën e dytë.
Samir Ujkani ka pohuar se Kosova ka pasur një paraqitje të mirë kundër Turqisë.
“Na dhemb se si i morën golat, është dashur të jemi më të kujdesshëm në pjesën e dytë”, ka thënë Ujkani pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.
“Ne e kemi ditur se me një rast të vogël na shënojnë gola. Jam i kënaqur që kemi luajtur më mirë dhe ishim më të organizuar”, përfundoi portieri i Kosovës.
Ndryshe, pas kësaj fitore, Turqia zë pozitën e katërt me pesë pikë të grupit I, ndërsa Kosova renditet e fundit me një pikë. /Telegrafi/