Samir Ujkani ka folur pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës në udhëtimin e tyre te Malta.
Kosova ka arritur të fitojë thellë 5-0 te Malta në kuadër të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve dhe kjo e ka bërë krenar kapitenin Ujkani.
“Jam krenar me rezultatin. Të fitosh 5-0 nuk është aspak e lehtë. Besoj që ishim në top formë, edhe pse kemi bërë disa gabime. Por, rezultatet janë kryesore”, ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes.
“Jam i kënaqur që i kemi marrë tri pikët në fund të kësaj ndeshje”.
“Me rëndësi ka qenë mos me pranuar asnjë gol dhe me mbajt pozitivitetin në grup dhe këtë ia kemi arritur”.
“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi e kemi pas tri ditësh ndeshjen kryesore me Azerbajxhanin”.
“Ndeshja ndaj Azerbajxhanit vlen sa krejt viti”.
“Jam i kënaqur me prurjet e lojtarëve të rinj, pasi të gjithë po inkuadrohet mirë, pe ndjejnë peshën e fanellën dhe duan ta nderojnë Kosovën”, përfundoi kapiteni. /Telegrafi/