Telegrafi

Ujkani: Jemi të lodhur, por duam ta gëzojmë popullin tonë

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se skuadra është paska e lodhur nga ndeshja me Kroacinë që u zhvillua në dy ditë, por që duan të fitojnë.

Kosova ka arritur në orën 2:00 në mbrëmje në Shkodër.

“Normalisht kemi pas një ndeshje që u zhvillua dy ditë. Udhëtimi ka qenë i rëndë. Jemi të lodhur normalisht, por besoj qe jemi profesionist dhe duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme”.

“Normalisht organizmi duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet. Të shtunën në mëngjes e morëm vesh që do të luajmë në 2:30. Nuk ishte ideale por FIFA dhe UEFA vendosën kështu”

“Kemi bë një ndeshje të mirë kundër Kroacisë”.

“Nga Lubjana kemi pas vonesa, pastaj nga Tirana këtu. Udhëtim i gjatë”.

“Nesër e kemi një finale dhe do ta japim maksimumin. Luajmë për popullin tonë dhe do ta japim maksimumin”, ka thënë Ujkani. /Telegrafi/