Telegrafi

Ujkani: Jemi ende larg Spanjës, kundërshtarët real janë Greqia dhe Gjeorgjia

Samir Ujkani (Foto: ffk-kosova.com)

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë që Spanja është një nga ekipet më të forta në botë pas humbjes 3-1.

Sipas tij kjo është mundësia momentale e ekipit, kur luan ndaj super fuqive, pasi kundërshtarë real të Kosovës janë Greqia dhe Gjeorgjia.

“Kemi luftuar për njëri-tjetrin. Spanja është një prej ekipeve më të mira në botë. Jemi ende shumë larg prej nivelit të Spanjës”.

“Kemi provuar të krijojmë raste. Ky është kualiteti i tyre, kanë pas shumë raste. Spanja është super ekip, por na duhet ta shikojmë lojën tonë”.

“Të luajmë si Greqia nuk është mentaliteti jonë. Konkurrenca jonë është me Gjeorgjinë dhe Greqinë. Duhet të provojmë të rritemi si lojtarë dhe si ekip”.

“E kemi ndërruar sistemin e lojës. Kemi ardhur prej një jave shumë të vështirë. Luajtëm me Lituaninë në temperatura të ulëta. Me Suedinë lojë fizike dhe shumë të fortë. Kur erdhëm këtu e gjetëm temperaturën 31 gradë”, ka thënë Ujkani. /Telegrafi/