Portieri 27-vjeçar shpreson që së shpejti t’i jepet mundësia kësaj skuadre të luaj edhe në garat evropiane, pasi kualiteti nuk mungon.
“Ishte një ndeshje e mirë dhe kjo tregon se jemi në rrugë të mbarë. Kemi një grup të ri dhe shumë cilësor. Si kapiten nuk mund të ndaj asnjë lojtar në aspektin individual, pasi i gjithë ekipi ishte në nivel. Ende jemi në ndërtim të skuadrës dhe shpresoj që së shpejti të pranohemi dhe të luajmë në garat ndërkombëtare”, ka thënë pas ndeshjes Ujkani.
Vlen të theksohet se portieri i Genoas ishte i papunë në këtë sfidë, pasi përfaqësuesja e Guinesë Ekuatoriale nuk arriti të gjuaj asnjëherë në portë. /Telegrafi/