Telegrafi

Ujkani: Ishte fitore fantastike, të fitojmë edhe në ndeshjen e radhës

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në ndeshjen kundër Maltës.

Ekipi jonë i arkëtoi tri pikë të reja pas triumfit prej 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sonte (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Portieri ka thënë se ndeshja ishte fantastike dhe se “për 90 minuta kemi treguar se mund të luajmë futboll, kemi organizim, kemi aksione dhe mbrohemi si grup”.

Ai ka theksuar se goli i pranuar erdhi nga një goditje standarde, porse me rëndësi është fitorja.

Ujkani e ka përmendur sfidën e radhës në fundjavë, si mysafirë të Ishujve Faroe, ku Kosova duhet të arkëtoj një triumf të ri.

Kapiteni e ka ngushëlluar familjen e Labinot Harbuzit, futbollistit shqiptar që ndërroi jetë mëngjesin e të enjtes.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Kosova është lider i Grupit 3 në Ligën D me shtatë pikë të arkëtuar.

Rivali më i afërt është Azerbajxhani me pesë pikë të arkëtuara nga tri ndeshje. /Telegrafi/