Samir Ujkani e ka cilësuar si pozitive humbjen minimale 1-0 të Kosovës ndaj Kroacisë.
Portieri dhe kapiteni i Kosovës ka folur pas ndeshjes ndaj Kroacisë, ku ka thënë që ekipi përfaqësues bëri një ndeshje të mirë organizuar kundër një skuadre me lojtar të mëdhenj.
“Ndeshja ishte mirë e organizuar nga ana jonë. Ishim shumë kompakt si skuadër, por te goli nuk kemi qenë të fokusuar mirë”, ka thënë fillimisht Ujkani.
“Kundër një top ekipi, me lojtar që luajnë në ekipe të madha është vështirë të bësh lojë më të mirë”.
“Kemi tregu që nuk jemi vetëm talentë, por një ekip i madh që po rritet”.
“Është pak problem ndeshja ndaj Finlandës shkaku i udhëtimit, por do shkojmë në Shkodër për rezultat pozitiv. Shpresojmë fitore”, përfundoi kapiteni i Kosovës. /Telegrafi/