Telegrafi

Ujkani i pamposhtur

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka vazhduar me paraqitje të mira.

Vushtrriasi ka qenë titullar si gjithmonë me skuadrën e tij Latina në përballje me Avellinon në Serie B.

Ujkani ka mbajtur portën e tij të pamposhtur në fitoren 3-0 të Latinës.

Edhe pse mysafirët kishin mbi 10 raste shënimi, në fund Ujkani ka mbajtur ta pa prekur rrjetën e tij.

Pas kësaj fitore Latina është ngritur në pozitën e 14-të me 39 pikë të tubuara. /Telegrafi/