Site icon Telegrafi

Ujkani flet para takimit historik

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se në ndeshjen e parë eliminatore pret fitore.

Kosova më 5 shtator zhvillon ndeshjen e parë kundër Finlandës në kuadër të eliminatoreve “Rusia 2018”, ndeshje të cilën Ujkani ka thënë se përfaqësuesja kosovare do ta fitojë.

“Mezi po presim që ta zhvillojmë këtë lojë që për ne është historike. Këtë ndeshje dhe fitoren që unë nuk e vë në dyshim do të ua kushtojmë brezave të tërë që u sakrifikuan për këtë ditë”, ka thënë Ujkani për faqen zyrtare të FFK-së.

“Atyre që ndihmuan dhe dhanë për futbollin e Kosovës dhe nuk e lanë të shuhet por mbajtën gjallë shpresën për këtë ditë”.

Exit mobile version