Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Madagaskarit me rezultat 1-0.
Kosova fitoi minimalisht ndaj Madagaskarit dhe kjo i ka pëlqyer shumë portierin të Kosovës, Ujkanit.
Ujkani e ka cilësuar fitoren si shumë të rëndësishme, shkaku i punës së madhe.
Kapiteni i Përfaqësueses gjithashtu ndihet i gëzuar me golin e talentin 18-vjeçar, Edon Zhegrova, i cili shënoi në debutimin e tij me Kosovë.
“Është një fitore me shumë rëndësi për neve, pasi kemi pasur një javë me probleme shkaku i fushës dhe udhëtimit”, ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes për Supersport, përcjell Telegrafi.
“Natyrisht që grupi duhet të rritet edhe shumë më tepër, por sonte patëm paraqitje të mirë”,
“Jam shumë i gëzuar me golin e Edonit pasi ka punuar shumë mirë dhe ka hyrë në grup si me qenë vëllai jonë”,
“Trajneri për neve jep taktikën, ndërsa ne duhet të japim maksimumin”, përfundoi kapiteni i Kosovës.
Ndryshe, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore të martë, kësaj radhe ndaj Burkina Fasos. /Telegrafi/