Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur në konferencën për media para takimit të nesërm (e enjte) ndaj Kroacisë.
Kapiteni ka thënë se skuadra është gati për këtë ndeshje, e cila do të jetë shumë emocionuese, pasi është e para si vendas.
‘Ujkani jemi gati për të bërë një ndeshje të mirë”.
“Besoj se do të jetë një ndeshje emocionuese pasi është ndeshja e parë si vendas”.
“Do të jetë një ndjenjë e veçantë, stadiumi do të jetë i mbushur dhe do të kemi përkrahjen e madhe nga tifozët”, ka thënë Ujkani. /Telegrafi/