Rey Manaj është një hap larg transferimit nga Pescara te Pisa në Serinë B.
Teksa bisedimet mes klubeve avancojnë, mediat italiane kanë mësuar se një peshë të konsiderueshme në vendimin e sulmuesit për pranuar ofertën e toskanëve ka pasur edhe Samir Ujkani.
Sipas “Sky Sport”, portieri kosovar ka biseduar në telefon me 19-vjeçarin e Kombëtares kuqezi, të cilit ia ka sugjeruar Pisën si një destinacion të përshtatshëm për pjesën e dytë të sezonit.
Kujtojmë që Manaj dhe Ujkani menaxhohen edhe nga i njëjti agjent, Alberto Fontanën.
Po ashtu, mësohet se sulmuesi në pronësi të Interit ka biseduar edhe me trajnerin Genaro Gattuso dhe është bindur për t’iu bashkuar projektit të familjes Korrado.