Telegrafi

Ujkani duhet të jetë titullar te Palermo

Gjatë një interviste për Radio Palermo, Pagliuca ka thënë se Ujkani e meriton të luajë titullar për skuadrën sicilianë, para Francesco Benussit.

”Unë e kam përcjellë me interesim të madh paraqitjen e Samir Ujkanit dhe deri tani ai më ka bërë të shikoj disa gjëra interesante”.

“Francesco Benussi ka pasur një paraqitje të mirë me Catanian, por unë pres një rikthim të shqiptarit në portën e Palermos të dielën”, është shprehur Pagliuca.

Ujkani nuk u paraqit në ndeshjen kundër Catanias për shkak të një kartoni të kuq që e mori gjatë një ndërhyrje të palejueshme kundër Gilardinos në ndeshjen kundër Bolognas. /Telegrafi/