Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, portieri Samir Ujkani ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së vlefshme për kualifikimet në botëror ndaj Ukrainës, ndeshje të cilën pret ta fitojnë ose të arrijnë një barazim.
Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Ukrainës në ndeshjen e nesërme (e premte), e cila fillon nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për grupin I në kuadër të kualifikime për kampionatin botëror “Rusia 2018”.
Sipas portierit Ujkani, ekipi përfaqësues do të tentoj të arrij fitoren për tifozët ose mos të dalin nga ndeshja pa së paku një barazim.
“Ne duam të arrijmë te fitorja ose një rezultat pozitiv, për ne dhe tifozët tanë”, ka thënë fillimisht Ujkani në konferencë për shtyp.
“Jemi duke u rritur dhe rezultat po e tregojnë këtë. Ndaj Kroacisë mund të kishim barazuar ose me më shumë fat kishim fituar.
“Po e njohim edhe njëri tjetrin më mirë. Nuk ka qenë e lehtë pasi nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion.
“Ukraina ka lojtarë shumë të mirë. E dimë që do të kemi shumë të vështirë, por në do të provojmë t’i befasojmë”, përfundoi portieri i Kosovës. /Telegrafi/