Site icon Telegrafi

Ujkani: Duam fitore ndaj Omanit

“Tashmë kam tejkaluar lëndimin që kam pasur, dhe normalisht së për mu është kënaqësi të jem në këtë ndeshje për të ndihmuar vendin tim”, u shpreh fillimisht Ujkani për Arenën. Ndryshe portieri i Palermos, nuk ka fshehur entuziazmin e tij për këtë ndeshje duke shpresuar që të vijë edhe fitorja e parë.

“Nuk do të jetë lehtë pasi Omani është ekip shumë e fort por jemi duke punuar për këtë ndeshje. Ne jemi ekip duke u zhvilluar objektivi jonë është të marrim rezultat pozitive por do të shikojmë si do të shkoj ndeshja. Këto janë miqësore për t’i shikuar lojtarët por rezultati pozitiv na jep forcë më shumë dhe kjo fitore do të jetë për tifozët tanë dhe vendin tonë për të rikthyer besimin të të gjitha ata të cilët na kanë mbështetur vazhdimisht në këto ndeshje të cilat i kemi zhvilluar”, theksoi Ujkani. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version