Site icon Telegrafi

Ujkani: Dua të jem numri 1 te Palermo

“Unë jam në bashkëpronësi të Palermos dhe Novarës. Për momentin jam një lojtar i Novarës dhe duhet të flas sërish me të dy klubet për të ardhmen time. Për mua është e rëndësishme të luajmë”, ka thënë kosovari për mediat italiane.

“Tek Novara ndihem shumë mirë për momentin. Te Palermo dëshiroj të rikthehem, sepse është një skuadër e madhe, e cila më solli në Itali dhe dua të rikthehem si numër 1. Jam shumë i kënaqur për momentin te Novara, jam duke luajtur mirë dhe tani të shikojmë cila do të jetë e ardhmja”.

“Kontakte me Sampdorian? Asgjë zyrtare. Di që Sensibile dëshiron të më marrë atje, por… është e mundur. Të shikojmë… Unë nuk vendos, vendosin klubet. E vlerësoj shumë Paskualen, falë tij jam Itali dhe jetoj një ëndërr te Novara. Ndihem mirë edhe me trajnerin Teser, këtu ia kaloj vërtetë shumë mirë”, ka shtuar portieri i kombëtares kuqezi. /Telegrafi/

Exit mobile version