Telegrafi

Ujkani: Demarkacioni nuk duhet të jetë pengesë për heqjen e vizave

Njohësi i proceseve integruese Emrush Ujkani e ka quajtur arritje madhore rekomandimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se MSA-ja dhe liberalizimi i vizave i kanë dhënë kuptim agjendës evropiane të Kosovës.

Ujkani u ka bërë thirrje pozitës dhe opozitë që për hirë të liberalizimit të vizave dhe të stabilitetit të Kosovës t’i japin zgjidhje përfundimtare demarkacionit me Malin e Zi.

Ai në një intervistë për Epokën e Re, ka thënë se demarkacioni nuk duhet të jetë pengesë për heqjen e vizave, por sipas Ujkanit kjo nuk nënkupton që njohja dhe raportet fqinjësore do të shkojnë në kurriz të territorit të Kosovës.

Ai ka shprehur optimizëm se Kosova dhe qytetarët e saj do të dinë ta respektojnë procesin e heqjes së vizave.