Telegrafi

Uji zvogëlon rrezikun për karcinomë të fshikës urinare

Uji, si pija më e shpeshtë, pastron çfarëdolloj qelizash kancerogjene dhe nuk shkakton kurrfarë dëmi- thonë shkencëtarët.

Kërkuesit pranë Universitetit Brown kanë analizuar participantët meshkuj me moshë mesatare 40-vjeçare për 22 vjet. Participantët çdo katër vjet janë pyetur se sa ujë konsumojnë mesatarisht.

Rezultatet kanë treguar se uji është i dobishëm nëse pihet në sasi më të madhe gjatë moshës së re, pasi më vonë e efekti i tij bie. Ky studim sugjeron se nëse në moshë të re konsumohet sasi më e madhe e ujit, zvogëlohet rreziku për karcinomë.

Karcinoma e fshikës së urinës është forma e katërt më e shpeshtë e karcinomës te meshkujt. Kjo sëmundje i atakon më shpesh meshkujt sesa femrat, edhe atë gjatë moshave ndërmjet 50 dhe 80 vjet. /Telegrafi/