Site icon Telegrafi

Uji i rrjedhshëm merr ngjyrë rozë, për shkak të një lëshimi në fabrikën e përpunimit (Foto)

Banorët e qytezës Onoway që ndodhet në Kanada, janë befasuar me ujin ngjyrë rozë që u rridhte nga krojet.

Të shqetësuar me atë që shihnin, ata kanë hezituar ta pinë apo të pastrohen me të, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, më vonë është kuptuar se nuk paraqet rrezik, ndërsa është shkaktuar nga një materie e hedhur për të pastruar gypat në fabrikën e përpunimit të ujit.

“Është vënë më shumë se që duhet, andaj uji ka marrë ngjyrën rozë. Nuk është shkaktuar asgjë”, kanë thënë zyrtarët e vendit lidhur me rastin.

Uji që ka rrjedhur kështu për disa orë, është bërë temë në rrjetet sociale, ku kanë qarkulluar fotografi që e tregojnë lëngun me nuancën e pazakontë. /Telegrafi/

Exit mobile version