Marjun Bellesta dhe nusja Remelyn, janë martuar në një kishë të vogël që ndodhet në pjesën malore të Negros Oriental të Filipineve.
Por, me të dhënë betimet për jetesë të përbashkët, dhëndri 27-vjeçar dhe gruaja tij dy vite më e re, nuk mund të shkonin në ceremoninë martesore, pasi uji i rrëmbyeshëm kishte rrëzuar urën, transmeton Telegrafi.
Në ndihmë iu ka dalë një kushëri, që barti me ekskavator nusen dhe dhëndrin nëpër lumin që u fry papritmas, shkaku i reshjeve të shiut.
“Ishte dita më e lumtur e jetës sime, gjithçka ishte e veçantë dhe shkoi për mrekulli”, ka thënë nusja Remelyn lidhur me rastin.
Mësohet se edhe shoqëruesit e bashkëshortëve të rinj, si dhe dasmorët tjerë janë bartur në të njëjtën formë në breg. /Telegrafi/
https://youtu.be/muB5QMJpw9s