Ky është momenti dramatik kur një nënë dhe tre fëmijët e saj shpëtohen nga lumi i rrëmbyeshëm, që i kishte marrë me vetes derisa po i pastronin rrobat në ujë.
Familja katër anëtaresh po i pastronin rrobat në lumin Tamugan në qytetin Davao në Filipine, kur ujërat e rrëmbyeshëm i morën me vete, transmeton Telegrafi.
Duke parë se nuk mund të mbijetonin ata arritën të kapin shtyllën e betonit të një ure, por ujërat sa vinin e bëheshin më të rrëmbyeshëm, kështu banorët e zonës bashkuan forcat për t’i shpëtuar.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet zjarrfikësi Joker Linao dhe shoferi i kamionit Mark Anthony Delos Reyes, duke i tërhequr me litar nënën dhe tre fëmijët. /Telegrafi/