Analiza cilësore e ujit në Kërçovë ka nxjerrë në pah se uji për pije është cilësor në Kërçovë, kurse në fshatrat përreth Zajazit, uji përmban bakterie.
Në udhëzimet për qytetarët theksohet seuji duhet të mos përdoret për pije, deri në marrjen e rezultateve të reja të analizave.
Në njoftimin zyrtar të Qendrës për menaxhim me kriza në Kërçovë thuhet se duhet pajtetër të bëhet dezinfektim të ujit në ujësjellësin qendror të rajonit të Zajazit, dhe se deri në kryerjen e dezinfektimit, uji të zihet pastaj të shfrytëzohet./Telegrafi/