Telegrafi

Uji për pije në Strugë është i ndotur, reagon Proaqua

Nga drejtoria nuk u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve për Telma. Por nga ndërmarrja ‘Proaqua’ janë deklaruar për Telma se shkaku i ndotjes është se kompania ka disa ditë që nuk ka pasur klor të mjaftueshëm, për këtë arsye pastrimi i ujit është kloruar me sasi më të vogël, e cila nuk ka shkatërruar të gjithë bakteriet patogjene.

Këtë informatë, mediumet e kanë marrë vesh nga burimet e veta dhe nuk është lajmëruar publikisht, ku asnjë institucion nuk i ka lajmëruar banorët e Strugës për rrezikun e ujit nga ujësjellësi.

Nga ana tjetër, është publikuar edhe një deklaratë tjetër e dhënë nga “Proaqua”, ku thonë se uji në Strugë është i pastër dhe i sigurt për pije, njofton Drini. /Telegrafi/