Telegrafi

Uji për pije në Pallçisht, i tmerrshëm! (Foto)

Banorët e fshatit Pallçisht të Komunës së Bogovinës pijnë ujë të pa pastër! Këtë e tregojnë fotografitë që shpërndahen nëpër rrjetet sociale nga vetë banorët që thonë se e kanë vërtetuar pastërtinë e ujit me filtrat e instaluar nëpër çezma.

Banorët janë duke kërkuar zgjidhje pasi autoritetet ende nuk ju kanë gjetur, pasi nëpër gypat për ujë të pijshëm banorëve ju shkon ujë i pa pastër. Dhe zgjidhja sipas tyre është, ujë i ambalazhuar që kushton deri në 30 denarë për 1.5 litër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për problem që bartet muaj me radhë, edhe pse banorët kanë kërkuar zgjidhje gjithnjë. Banorët apelojnë deri tek NPK Sharri dhe tek Komuna e Bogovinës për zgjidhje për këtë problem. Kjo gjendje, gjithashtu mund të kuptohet edhe si vatër e parë e infeksioneve për banorët që e pijnë këtë ujë!

Komuna e Bogovinës, NPK Sharri dhe banorët janë në kërkim të një zgjidhje që më herët u kërkua edhe nëpërmjet protestave për çështjen e ujit. Protestat i organizuan banorët që kërkonin mirëmbajtje të sistemit të ujësjellësit nga Komuna. Por, një zgjidhje e tillë nuk është gjetur ende. /Telegrafi/