Site icon Telegrafi

Uji para ngrënies ndihmon në humbjen e peshës

Hulumtuesit në Universitetin e Birmingamit kanë mbikëqyrur ecurinë e 84 njerëzve me mbipeshë gjatë një periudhe 12 javore, raporton Independent.

Pacientëve u janë dhënë këshilla se si të përshtatin më mirë ushqimin e tyre me ushtrime, transmeton Koha.net. 41 prej personave që ishin pjesë e këtij eksperimenti u tha që të pinin rreth 500 ml ujë para çdo vakti të ushqimit dhe 43 të tjerëve u thanë që të imagjinojnë se kanë barkun e mbushur para se të hanin ushqimin.

Atyre që u thanë se duhet të pinë ujë para se të hanë ushqimin në tre vakte kryesore kishin humbur një peshë mesatare prej 4.3 kilogram, gjatë 12 javëve, kurse ata që nuk u kishin thënë të pinin ujë para ushqimit, ose që pinin shumë pak ujë, kishin humbur një mesatare prej 0.8 kg.

“E mira e këtyre gjetjeve qëndron në thjeshtësinë. Vetëm duhet të pini dy gota ujë, tre herë në ditë para ushqimit tuaj kryesor mund t’iu ndihmojë në humbjen e peshës. Kur kjo kombinohet me udhëzime të shkurtra të dietave të shëndetshme dhe ushtrime të tjera, kjo do ndihmojë në humbjen e peshës edhe më shumë”, është shprehur Dr. Helen Parretti, ligjëruese në universitet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version