Site icon Telegrafi

Uji nxjerr në plazh krijesën misterioze të gjatë tri metra, askush nuk po e din çfarë është! (Foto)

Kriss Crane ishte duke shëtitur nëpër plazhin e Charleston, kur hasi në një trup të pajetë të një kafshe tri metra të gjatë që e kishte nxjerrë uji në breg.

Sipas tij, pjesët e kësaj kafshe të çuditshme kishin qëndruar në atë vend për ditë të tëra, transmeton Telegrafi.

Ai i ka shkrepur disa fotografi të krijesës që i ngjante një gjarpri gjigant dhe i postoi në internet, duke dashur të zbulojë se çfarë është kjo krijesë, por deri më tani nuk ka pasur fat pasi askush nuk po e din se çfarë mund të jetë.

Derisa disave u ngjante me një balenë të vogël, disa tjerë pretendonin se bëhet fjalë për gjarprin mitik të ujit të quajtur Morgavr. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version