Qendra e Shëndetit Publik Tetovë vërtetoi se uji në fshatrat e Tearcës, Gllogjë dhe Përshevc nuk është i pijshëm.
Nga Qendra e Shëndetit Publik rekomandojnë që në këto tre fshatra të mos përdoret uji për pije dhe as për gatimin e ushqimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rezultatet treguan ndotje të ujit. Është vërtetuar prania e dy baktereve ku vërtetohet se ka ndotje fekale.
Për këtë arsye, masa për kujdes nga java e kaluar mbetet në fuqi, dhe kjo do të thotë që uji nuk duhet të pihet dhe as të përdoret për gatimin e ushqimit./Telegrafi/