Telegrafi

Uji në Strugë akoma i pasigurtë për pije

Uji nga ujësjellësi i qytetit në Strugë nuk është i sigurtë për pije, njoftoi Qendra për Shëndet Publik në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej atje thonë se kontrollet më të reja të ujit nga ujësjellësi i qytetit, kanë treguar se uji është i ndotur.

Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se gjendja ndjeket në vazhdimësi dhe opinioni do të njoftohet në kohë kur cilësia e ujit të stabilizohet./Telegrafi/