Uji në liqenin e Tikveshit është i sigurtë për laje, peshkim dhe për shumë rekreacione tjera, informoi sot Trajçe Rizov, epidemiolog dhe udhëheqës në Qendrën për shëndet publik-Kavadar. Sigurinë e konfirmuan rezultatet e fundit nga mostrat e marra nga uji i Liqenit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Uji në Tikvesh është i sigurtë sipas Rregullores për kualitet të ujit, e sjellur nga 20 korriku i këtij viti. Siç tregojnë analizat mikrobiologjike, ajo bie në nivelin e pestë të ujit, sipas cilësisë së saj’, tha Rizov.
Ky liqen është një nga liqenet më të mëdha artificiale, i dyti në Maqedoni. Liqeni përdoret për rekreacione të ndryshme nga njerëzit si dhe për prodhim të rrymës. /Telegrafi/