Site icon Telegrafi

”Uji në Makedonska Kamenica nuk bën të shfrytëzohet për pije”

Sipas inspektimeve që i ka kryer Qendra për shëndet publik, uji i pijshëm në Makedonska Kamenica nuk mund të shfrytëzohet për konsum, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, nga NP ‘Lumi Kamen’ rekomandojnë nga arsyet parandaluese që uji të mos shfrytëzohet për pije, por të shfrytëzohet si ujë teknik.

”Për shkak të periudhës së gjatë me thatësi, pothuajse i gjithë fluksi i ujit është në ndërprerje nga Goreshtica dhe lumi Moshtiçka dhe se uji do të kapet nga burime tjera. Uji në Makedonska Kamenica do të inspektohet në tërësi këtë periudhë deri në stabilizimin e gjendjes.

Qytetarët do të marrin informacione të çdoditshme ndaj të cilëve duhet të qëndrojë pas’, informojnë NP. Nga atje bëjnë thirrje për shfrytëzim të mençur të burimeve të ujit.

Përndryshe edhe Tetova ka problem me ujin e pijshëm, gjegjësisht shumë zona kanë ngelur pa ujë, sipas komunës, pasojë e thatësirës dhe pakujdesi e qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version