Telegrafi

Uji në disa vende në Prilep, jocilësor për pije

Në tre lokacioni në rajonin e Prilepit, uji është i ndaluar për pije, pasi nuk plotëson kushtet shëndetësore.

Ky konstatim ka ardhur pas analizave të Qendrës për Shëndet Publik në Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pa zierje paraprake prej 10 minutave, uji nuk mund të përdoret për pije nga çezmat e fshatit Lenishta, në një vend në fshatin Lagovo dhe në një vend tjetër në fshatin Bellovodica”, thonë nga Qendra për Shëndet Publik./Telegrafi/