Telegrafi

Uji me squfur

Për këtë dhe disa arsye tjera, uji mineral që përmban squfur qe një kohë të gjatë përdoret për mjekimet termike, p.sh. te personat që vuajnë nga osteoartriti, pastaj për përmirësimin e funksionit të mëlçisë, zorrëve dhe lukthit.

Një studim i ri italian shton edhe veprimin antioksidues të squfurit. Disa vullnetarë gjatë dy javësh, çdo ditë kanë pirë nga gjysmë litër ujë të pasur me squfur.

Në fund të eksperimentit, vullnetarëve dukshëm iu është përmirësuar statusi oksido-reduktues, sepse uji mineral ka siguruar mbrojtje nga oksidimet e padëshirueshme të proteinave dhe yndyrave në plazmën e gjakut.