Site icon Telegrafi

Uji mbulon urën, bllokohet rruga Mirushë-Gurbardh (Foto)

Si rezultat e reshjeve të pandërprera gjatë tërë ditës së sotme, është bllokuar rruga Mirushë-Gurbardh, pasi uji ka mbuluar urën mbi liqenin në Mirushë.

Niveli i ujit është rritur dukshëm dhe në disa vende lumi Mirusha ka dalë nga shtrati – kryesisht në ara dhe livadhe, si në Banjë, Malishevë, Mirushë, dhe vende tjera. Mirë, nuk ka bllokim të rrugëve në vende tjera.

Ekipet emergjente dhe ato të sigurisë janë në terren dhe në gjendje gatishmëria, ndërsa Policia e Kosovës ka venduar shiritat në rrugën Mirushë-Gurbardh, duke mos lejuar që të rrezikojnë vozitësit.

Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, të gjitha ekipet e emergjencës do të jenë në gatishmëri, ndërsa situata aktuale, përjashtuar një rrugë, është normale dhe të gjitha rrugët tjera të hapura dhe nuk ka depërtim të ujit në shtëpi banimi. Kjo situatë varet nga reshjet atmosferike. /Telegrafi/

Exit mobile version