Telegrafi

Uji magjik i Dobërqanit

“Kam pas probleme me lukth dhe një mik i imi më pati treguar se në fshatin Dobërqan ekziston një krua për te cilin flitej se kishte efektet shëruese”, rrëfen Krasniqi për gazetën Tribuna.

Ai thotë se edhe pse nuk kishe besuar shumë në atë që i ishte thënë, një te shtune kishte marrë rrugën për këtë fshat.

"Fillimisht nuk pata vërejtur ndonjë ndryshim, mirëpo vendosa ta përdorë për një kohë dhe me kalimin e kohës kam pasur sukses”, tregon ai.

Krasniqi thotë se djegësimin që ka pasur në lukth më nuk e ndjen.

Se ky ujë mund të jetë shërues, tregojnë edhe banorët e Doberqanit. Ata pretendojnë se ujë që buron në këtë fshat ka efekte shëruese për disa sëmundje. /Tribuna/