Telegrafi

Uji krejtësisht i pastër nuk ka shije të mirë

“Kur provoni ujin, ju e krahasoni shijen e tij me pështymën e gojës tuaj, ndërsa pështyma në gojë është e njelmët”, ka thënë Gary Burlingame i cili mbikëqyr kualitetin e ujit në Philadelphia.

Pështyma mbron nga bakteret, e lag ushqimin, ndihmon në shqiptimin e fjalëve të caktuara dhe na jep shenjë kur pimë diçka të keqe.

Nëse uji pastrohet tërësisht ai bëhet i papërshtatshëm për konsumim. Në botën e elektronikes, prodhuesit nga uji i nxjerrin të gjithë mineralet, gazin e shpërbërë dhe grimcat e papastra. Rezultati është uji i cili quhet ultra i pastër. Ky ujë përdoret për pastrimin e pajisjeve të ndjeshme, ashtu siç janë gjysmëpërçuesit të cilët gjenden në mikroçipat kompjuterikë.

Uji ka ngarkesë të lehtë negative, çka do të thotë është i mirë për tretje ose shpërbërjen e molekulave të tjera. Kur uji gjendet në gjendje ultra të pastër, ai atëherë është pastrues i cili absorbon edhe grimcat më të vogla të papastërtisë. Kur njeriu do të pinte ujë ultra të pastër, atë moment kur ai do të prekë buzët e tij, uji do të fillonte të tërhiqte minerale nga pështyma.

“Goja e njeriut kërkon kalium, magnez dhe minerale të tjera. Goja e njeriut ka mënyrën në të cilën na thotë që i mungon”, ka thënë – Arthur von Wiesenberger; shijuesi profesional i ujit. /Telegrafi/