Uji për pije në Qendrën turistike Kodra e Diellit është mikrobiologjikisht dhe fizikisht i pastër për pije. Këto janë të dhënat e fundit nga analizat e kryera nga Qendra për shëndet publik-Tetovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Tetova thonë se pas masave të ndërmarra nga Ndërmarrja komunale publike, ku periudhën e kaluar është kryer klorimi dhe dizeinfektimi në të dy rezervarët, uji për pije i Kodrës së Diellit tani mund të përdoret.
Muajin e kaluar në ujin e Kodrës së Diellit u gjetën fekale, gjegjësisht viruse nga Esherija Koli. Arsyeja për gjendjen e atillë siç konfirmojnë ekspertët ishte jo mirëmbajtja e rregullt e sistemit për furnizim të ujit. /Telegrafi/