Telegrafi

Uji i nxehtë, sapunët, shkaktarë të tharjes së lëkurës

Uji i vakët me shtimin eventual të disa pikave të vajit esencial është shumë më e përshtatshme. Shmanguni sa më shumë sapunëve me parfum dhe me përmbajtje kimike, për arsye se ato mund të irritojnë dhe thajnë lëkurën.
Është e domosdoshme që pasi që të pastroheni të aplikoni krem, losion apo vaj për trup.

Gjatë ditëve të ftohta, është e rëndësishme të vishen tesha të rehatshëm dhe nga pambuku. Preferohet që kur t’i lani enët apo kryeni punët e shtëpisë te vishni dorëza.

Gjithmonë i thani duart mirë dhe përdorni krem adekuate për duar në mënyrë që lëkura e duarve të jetë e mbrojtur gjatë ditës.

Kurdo që t’ju jepet mundësia, lyeni thonjtë me vaj ushqyes. /Telegrafi/