Brenda oborrit të Katedrales “Nën Tereza” në Prishtinë, janë formuar dy puse. Në to buron ujë i gazuar natyral, e që nga priftërinjtë tash cilësohet si “ujë i bekuar”.
Rrjedha e këtij burimi është zbuluar gjatë kërkimit të ujit të rëndomtë për nevojat e Katedrales.
Don Jeton Thaçi rrëfen se fillimisht nuk kanë menduar se çfarë të bëjnë me këtë ujë, përveçse ta bekojnë dhe më pas ta marrin besimtarët të cilët besojnë në të. /Tribuna Channel/