Site icon Telegrafi

Ujësjellësi i ri për 17 mijë banorë

Rreth 17 mijë banorë në 26 fshatra të bashkive Dibër, Mat, Klos, Tropojë dhe Lezhë së shpejti do të përfitojnë nga ndërtimi i 6 skemave të reja të ujësjellësve ruralë.

Pas përfundimit të projektit teknik, është shpallur tenderi i punimeve civile, i cili do t’i hapë rrugë zbatimit në terren të punimeve vjeshtën e këtij viti.

Ujësjellësat e rinj do të ndërtohen në njësitë administrative Qendër Tomin – Bashkia Dibër, Komsi – Bashkia Mat, Llugaj dhe Tropojë – Bashkia Tropojë, Kallmet – Bashkia Lezhë dhe Gurrë, Suç – Bashkia Klos.

Investimi është pjesë e Projektit “Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale III”, i cili parashikon ndërhyrje në shkallë të gjerë në zonat rurale në të gjithë vendin duke siguruar furnizim me ujë të pijshëm 24 orë/ditë pa ndërprerje me standardet më të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version