Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën A dhe C në Udhëzimin Administrativ për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.
Kompania thotë se një vëllim kaq i madh i punës dhe kontrollet ditore bazike dhe periodike, bënë që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100% .
“Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj. Departamenti i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm, ka në procedurë pikë së pari mbledhjen dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve, puseve dhe lumenjëve. Laboratorët tanë të cilët janë të akredituar shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC. Sipas planit ditor, javor dhe mujor për monitorimin e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU ” Prishtina ” sh.a, të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq (Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevà «), Miradi , Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbëdhjetë pikat në rrjetin e qytetit , në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues përcjellim kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi”, thuhet në komunikatën e ujësjellësit.
Cilësia e ujit sipas kompanisë, është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën A dhe C në Udhëzimin Administrativ Nr.16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.
“Numri i mostrave të ujit për pije për analizën fiziko – kimike në gjashtë muajt e ardhshëm supozohet të jetë afro 6.850 mostra të ujit. Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontrollë ditore bazike dhe periodike, bënë që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100% . Me monitoring të shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do te bëhet mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit në Albanik, Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan ,Drenas dhe Podujevë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet. Numri i mostrave të ujit për pije për analizën fiziko-kimike në vitin 2019 planifikohet të jetë afro 13.650 mostra të ujit”, thuhet në komunikatë.
Paralelisht me laboratorin e akredituar të KRU “Prishtina”, analizat bëhen çdoherë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.
Përndryshe, në Bulqizë të Shqipërisë, ka shkuar në 100 numri i të prekurve nga helmimi që dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm./ /Telegrafi/