Telegrafi

Ujësjellësi iu qet ‘haraç’ qytetarëve

Ujësjellësi “Prishtina” ka filluar të ndëshkojë qytetarët që kanë borxhe të papaguara, ku vetëm me njoftimin për shkyçje po ia faturon nga 3 euro. Këtë e pranon edhe vetë Arjeta Mjeku, zëdhënëse në Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Sipas saj, vendimin për tarifa dhe gjoba për konsumatorët e Ujësjellësit “Prishtina” është marrë nga Zyra e Rregullatorit për ujë dhe mbeturina.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura për secilin konsumator, duke iu ofruar qytetarëve shërbime të ujit dhe të kanalizimit. Sa i përket tarifave dhe gjobave për konsumatorët e Ujësjellësit, i përcakton Zyra e Rregullatorit për ujë dhe mbeturina”, ka thënë ajo. /Telegrafi/