Site icon Telegrafi

Ujësjellësi intensifikon bashkëpunimin me Asociacionin e Komunave

Bordi i drejtorëve të KUR ”Prishtina” në përbërje të Amir Gashi – kryesues, Ilir Rexhepi dhe Hasan Zeqiri – anëtar të bordit, së bashku me kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Gjelosh Vataj, takuan kryetarin e Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës njëherit edhe kryetar i komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

Gjatë këtij takimi përveç që u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me të arriturat, sfidat dhe gjendjen e infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit në komunat që janë nën menaxhimin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”.

Bordi i drejtorëve i kryesuar nga Amir Gashi, ritheksoi përkushtimin maksimal kundrejt bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe bashkërendimit të investimeve, në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë të qytetarëve me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së lartë.

Ai njëkohësisht falënderoi kryetarin Naim Ismaili për pritjen dhe gatishmërinë e tij personale dhe të asociacionit , për mbështetje të vazhdueshme të të gjitha projekteve që ndërlidhen me investimet në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit dhe furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm të qytetarëve të tetë komunave (Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Shtimes, Obiliqit, Podujevës, Graqanicës dhe Drenasit).

Nga ana tjetër, kryetari Naim Ismajli, u zotua që të mbështesë krijimin e grupeve të përbashkëta punuese (të iniciuara nga KUR “Prishtina me qëllim të analizimit të gjendjes në terren, harmonizimit të investimeve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të nivelit të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit ndaj të gjithë qytetarëve, respektivisht konsumatorëve të KUR ”Prishtina”. /Telegrafi/

Exit mobile version