Site icon Telegrafi

Ujësjellësi i Prishtinës dhe Tiranës thellojnë bashkëpunimin

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” në përbërje të Amir Gashi ( Kryesues), Ilir Rexhepi, Shuajb Mehmeti, Driton Gërxhaliu, Ardian Syla, Hasan Zeqiri (Drejtor të Bordit) dhe Gjelosh Vataj (Kryeshef Ekzekutiv), zhvilluan një seri takimesh të përbashkëta me Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizim Tiranë, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës Kanalizim Tiranë, Neritan Gjojdeshi.

Gjatë këtyre takimeve palët përveq që shkëmbyen eksperienca specifike për ndërmarrjet e tyre, ato diskutuan edhe për konkretizimin e mundësive dhe modaliteteve të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina dhe Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizim Tiranë. /Telegrafi/

Exit mobile version