Site icon Telegrafi

Ujësjellësi hapi gropën për të sanuar problemin me kanalizim, banorët ankohen për bllokim të rrugës

Banorët e lagjes Mati 1 në Prishtinë po ankohen se rruga “Hëna Spahiu” ka mbetur e bllokuar tash e 10 ditë.

Ata kanë raportuar në platformën “Ndreqe.com” se rruga është e bllokuar pasi Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka hapur një gropë për të sanuar problemin me kanalizim.

Sipas banorëve, as komuna e as ujësjellësi nuk janë përgjigjur në kërkesën e tyre për të kuptuar se kur do të sanohet defekti dhe rruga të lirohet për qarkullim.

Edhe Telegrafi ka provuar që të kontaktojë me KRU “Prishtina”, po nga kompania nuk janë përgjigjur në telefonatat e redaksisë.

Qytetarët mund të raportojnë për problemet që hasin në komunën e tyre në web-faqen https://ndreqe.com/.

Telegrafi edhe më herët ka raportuar për problemet e qytetarëve nëpër komuna, ku pas raportimeve institucionet kanë marrë veprimet e duhura. /Telegrafi/

Exit mobile version