Telegrafi

Ujësjellësi e lë pa ujë edhe zyrtarin e rregullatorit

Është shkyçur sot nga rrjeti i ujësjellësit rajonal “Prishtina” Ramiz Krasniqi, Kryesuesi i Departamentit të Administratës dhe Financave së zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizëm për shkak se ai i kishte borxh kësaj kompanie, 1 mijë e 216 euro si dhe ishte i kyçur ilegalisht në rrjet.

Gjatë aksionit të shkyçjes të cilin e ka përcjellë Klan Kosova, Krasniqi ka thënë se KUR “Prishtina” po i bën shantazh për shkak se javë më parë ai pati akuzuar këtë kompani për vjedhje të konsumatorëve gjatë faturimit.

Mirëpo, zyrtarët e ujësjellësit të kryeqytetit i kanë mohuar akuzat. /KlanKosova/Telegrafi/