Site icon Telegrafi

Ujësjellësi bën thirrje për kursim të ujit

Ujësjellësi “Prishtina” me anë të një komunikate për media ka bërë thirrje për kursim të ujit, sidomos gjatë verës.

Me anë të komunikatës Ujësjellësi ka shkruar edhe 10 këshilla për konsumatorë në mënyrë që të kursehet uji.

Ja këshillat e Ujësjellësit:

Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,

Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,

Mos vadisni lulet, kopshtet dhe arat,

Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë.

Exit mobile version