Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” bën thirrje ndaj konsumatorëve për t’i bërë pagesat e ujit dhe shërbimeve të tjera para se të shfuqizohet ligji për faljen e borxheve publike.
Sipas KUR, konsumatorët borxhlinj që e humbin këtë rast do të përballen me: shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë, faturimin e shërbimit të vërejtjeve dhe shkyçjes-rikyçjes, paditë gjyqësore dhe arkëtimin e dhunshëm përmes përmbaruesve privat.
Procedurat e rregullimit të borxheve bëhen në zyrat e selisë qendrore në Prishtinë dhe në zyrat e ndërmarrjes në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.
Ligji për faljen e borxheve publik do të shfuqizohet më 2 shtator 2016. /Telegrafi/