Site icon Telegrafi

Ujërat e zeza, pranë kopshtit të fëmijëve (Video)

Gjelbërimi rreth kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Ynë” nuk arrin të largojë erën e keqe që vije nga ujërat e zeza.

Kanalizimi prapa Komunës në Mitrovicë, vetëm disa metra larg objektit ku të vegjlit kalojnë shumicën e ditës, po shqetëson prindërit e fëmijëve. Prindërit akuzojnë Komunën që s’ka bërë asgjë për të rregulluar rrjedhjen e ujërave të zeza. /Klan Kosova/

Exit mobile version