Telegrafi

Ujërat e Lumit Yangtze zbulojnë statujat budiste

Rënia e niveleve të ujit të Lumit Yangtze kanë zbuluar një ishull të zhytur në qytetin e Kinës jug-perëndimore Chongqing dhe një tre statuja budiste të cilat besohet se janë rreth 600 vite të vjetra, kanë raportuar mediat shtetërore.

Të tre statujat ishin gjetur në pjesën më të lartë të ishullit shkëmbor të quajtur Foyeliang, të cilat fillimisht ishin identifikuar si të ndërtuara në dinastitë Ming dhe Qing. Një nga statujat tregon një prift të ulur mbi piedestalin e një zambaku të ujit.

Nivelet e ujit të Yangtze kanë rënë shpejtë për shkak të një thatësire dhe një vale të nxehtit në rajonin jug-perëndimor të Kinës, transmeton Telegrafi.

Reshjet në pellgun e Yangtze kanë qenë për rreth 45 për qind më të ulëta se normalja nga muaji korrik, dhe temperaturat e larta ka të ngjarë që do të vazhdojnë edhe për një javë tjetër, thonë parashikimet zyrtare.

Rreth 66 lumenj përgjatë 34 qarqeve në Chongqing janë tharë, bëjnë të ditur nga transmetuesi shtetëror CCTV gjatë 19 gushtit raporton CNN.

Javët e thatësirës në të gjithë Evropën gjithashtu kanë zbuluar thesare të zhytura prej kohësh.

Në Spanjë, arkeologët u mahniten nga shfaqje e një rrethi prehistorik i gurëve të cilën ata e quajtën “Spanish Stonehenge”.

Një tjetër nga lumenjtë më të mëdhenj të Evropës, Danubi, ka rënë në një nga nivelet e tij më të ulëta në pothuajse një shekull, duke ekspozuar pjesën e sipërme të më shumë se 20 anijeve luftarake gjermane të fundosura gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë qytetit port të Serbisë, Prahovo. /Telegrafi/